E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KE: Në burgjet shqiptare, kushte skandaloze dhe dhunë mbi të burgosurit

Gjendja skandaloze e burgjeve dhe keqtrajtimi i të burgosurve në Shqipëri janë pasqyruar në një raport të publikuar nga Komiteti i Antitorturës i Këshillit të Europës.

Sipas raportit, në disa qendra paraburgimi, kushtet janë të tmerrshme, madje shumë shpesh të burgosurit keqtrajtohen fizikisht dhe psikologjikisht nga punonjësi e policisë.

Në lidhje me dhunën mbi të burgosurit, situata më alarmante është konstatuar në burgun 313 në kryeqytet, në burgun e Korçës dhe në qendrën e paraburgimit në Durrës.

Shpesh pre e dhunës në burgje dhe institucionet e paraburgimit janë edhe të miturit. Sipas raportit, ata pranojnë se janë dhunuar fizikisht me shuplaka, grushta, shkelma ose goditje me shkop.

Ndërsa në lidhje me kushtet e burgjeve, raporti thekson se në shumicën e tyre ato janë të varfra, ndërsa situata pak më e mirë paraqitet në burgjet e ndërtuara vonë.

Në burgun e Kukësit, kushtet cilësohen skandaloze, me qeli të lagështa dhe të ndyra, pa dritë dhe pa ajrim.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›