Zef Brozi: Regjimi i Berishës ka pasur plan dhe tmë zhdukë fizikisht
Share
Zef Brozi, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, thotë një numër gjërash interesante në një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com. Po veçojmë dy dëshmi:
- [Më thirri presidenti Berisha në zyrë], dhe shkova. Pse u dhe pafajësi gazetarëve [Aleksandër Frangaj e Martin Leka], pse nuk më pyete mua? I thashë se meqënëse ju kërkoni të jeni dhe kryetar i Gjyaktës së Kasacionit, atëherë merri çelësat e zyrës time; unë po jap dorëheqje. Ia lashë çelësat mbi tryezë, dhe dola në një sallë tjetër të Presidencës të shkruaja dorëheqjen. Berisha po më ndiqte nga pas me çelësa në dorë, e po më lutej të hynim në zyrën e tij.
- Në kohën kur kam qenë kryetar i Gjykatës së Kasacionit kam përballuar një shtet që përdori kundër meje policinë, shëbimet sekrete, Gjykatën Kushteteuse, Prokurorin e Përgjithshëm, parlamentin, qeverinë … Regjimi i Sali Berishës ka pasur tentativa e plane deri dhe për asgjësimin tim fizik, gjë që unë e kam denoncuar publikisht në atë kohë, e gjë që del dhe nga një dëshmi e një qytetari sarandiot të rrëmbyer e të torturuar nga SHIK-u. Më 5 nëntor 1995 [kur isha shkarkuar], herët në mëngjes kur isha ende në gjumë, forca policore e civile me xhupa të zinj trokaksin në derën e apartamentit tim, dhe synuan tmë rrëmbenin e zhduknin në drejtim të paditur e nga persona të paidentifikuar.
Intervista është e gjatë, dhe vijon dhe nesër.
respublica.al