E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia lufton terrorizmin dhe krimin e organizuar

Policia europiane Europol ndihmon për një Europë më të sigurt

Europol është Agjencia Europiane për zbatimin e ligjit, që ka për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe bashkëpunimin e autoriteteve kompetente në shtetet anëtare në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit, trafikut të paligjshëm të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar. Qëllimi i Europol është që të ndihmojë për të pasur një Europë më të sigurt, duke mbështetur agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në luftën e tyre kundër krimeve të rënda dhe terrorizmit. Më shumë se 620 persona janë staf në shtabin e Europol, në Hagë, Holandë. Ata punojë ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe në shtete të tjera jopartnere të BE-së, të tilla si Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Norvegji. Oficerët e Europol nuk kanë kompetenca direkte arrestimi, por janë në mbështetje të kolegëve të zbatimit të ligjit duke mbledhur, analizuar dhe shpërndarjes së informacionit dhe koordinimin e operacioneve. Partnerët e Europol përdorin të dhëna për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar shkeljet e për të gjurmuar e ndjekur penalisht ata që i kryejnë ato. Ekspertët e Europol dhe analistët marrin pjesë në hetime të përbashkëta të skuadrave të hetimit, të cilat ndihmojnë për të zgjidhur rastet kriminale në vendet e BE-së.
Personeli i Europol vjen nga agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë e rendit, policinë kufitare, të doganave dhe shërbimeve të sigurisë. Kjo qasje multiagjenci ndihmon për të mbyllur boshllëqet e informacionit dhe minimizuar hapësirën në të cilën kriminelët mund të veprojnë.
130 oficerë ndërlidhës janë vendosur në shtabin e Europol. Këta vijnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe partnerët e Europol jo nga vendet e BE-së. Ata garantojnë bashkëpunim të shpejtë dhe efektiv të bazuar në kontaktet personale dhe besimin e ndërsjellë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›