Taksat lokale dhe infrastruktura, shqetësimi i qytetarëve
29/03/2011 Kandidati për kryebashkiak, Basha takon banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë
Kandidati i PD-së për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, vijoi dje turin e tij elektoral në njësinë bashkiake nr. 5, ku gjatë takimit me banorët e kësaj zone u njoh më nga afër me shqetësimet e secilit. Mungesa në infrastrukturë, mungesa e hapësirave publike për çlodhje dhe argëtim, taksat e larta lokale, trafiku, mungesa e parkingjeve ishin problemet që banorët e kësaj njësie prezantuan te kandidati për kryebashkiak. Kujtojmë se njësia bashkiake nr. 5 në kryeqytet ka një problematikë të rënduar për shkak të dendësisë së madhe të popullsisë. Basha i dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve në lagjet e kësaj zone të qytetit, ku pavarësisht se hallet e tyre ishin të ndryshme, nga bashkëbisedimi qytetarët u bashkuan në mendimin dhe konstatimin e tyre se taksat lokale që ata i paguajnë bashkisë janë të larta. “Taksat lokale janë shumë të larta, të papërballueshme, po rregulluat këtë, keni bërë një punë të madhe”, - i tha Bashës një banor i zonës. Ndërsa një tjetër iu lut kandidatit për kryetar bashkie që të bëjë diçka për rrugët dhe trotuaret, pasi jeta e tyre është në rrezik. “Rregulloni diçka në këtë qytet, sepse do të na vrasin makinat”, - tha ai. Përfaqësuesit e biznesit të vogël, një tjetër përfaqësi e kësaj minibashkie u ankuan edhe për arbitraritetin që tregon administrata e bashkisë në vendosjen e gjobave. Banorë të tjerë thanë se ka probleme të mëdha me infrastrukturën dhe me mungesën e hapësirave. Disa u ankuan për fasadat e pallateve, duke thënë se kanë frikë të kalojnë në trotuar se mund t’u bjerë në kokë ndonjë objekt nga lart. Trafiku dhe mungesa e vendeve për parkim ishin të tjera shqetësime të tyre. Gjatë ditës së tretë të fushatës Basha takoi dhe fëmijë e të moshuar që vuajnë shumë mungesën e hapësirave të gjelbra, duke mos pasur kështu mundësi argëtimit. Ashtu si dhe në ditët e para të fushatës, kandidati Basha mori mbështetjen e shumë qytetarëve për fitoren e tij në zgjedhjet vendore.
Kryeministri
“Ky është vetëm fillimi dhe për këtë ju garantoj, sepse projektet e kryetarit të ardhshëm të bashkisë do të gjejnë mbështetjen më të fuqishme, në interesin e shndërrimit të këtij kryeqyteti në një simotër kulturore të kryeqyteteve të tjera të Europës”.
Fushata
Kjo është dita e tretë e fushatës elektorale të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha. Ai nisi fushatën e tij me njësitë bashkiake nr.8, nr. 11 dhe nr. 5 menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së tij zyrtarisht nga PD-ja më 25 mars.