E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kapet me drogë, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi është kapur me një sasi lënde narkotike.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 29-vjeçari Fredi Xhihani nga fshati Levan i Fierit pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 29-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›