E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapet 100 rrënjë kanabis, në pranga 2 persona

Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmë një 50-vjeçar me akuzën e kultivimit të drogës si dhe kryeplakun e fshatit për moskallëzim të krimit.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 50-vjeçari Ndreke Prenga, banues në fshatin Shelqet pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në oborrin e shtëpisë janë gjetur 100 rrënjë kanabis sativa.
 

Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 61-vjeçarit Vlash Kaci, me detyrë kryeplak i fshatit për moskallëzim të krimit dhe shpërdorim detyre.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›