Lushnje, e zë korenti, vdes 41-vjeçarja
Një grua ka ndërruar jetë ndërsa djali i saj 14-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grabian të Lushnjës ku 41-vjeçarja Hasime Dervishi dhe djali i saj Oltioni 14 vjeç kanë qenë duke vaditur tokën me pompë elektrike, dhe nga pakujdesia kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike pasi kabulli ishte i zhveshur.
Si pasojë ka gjetur vdekjen 41-vjeçarja ndërsa djali i saj është dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.