Fier, keqtrajtonin fëmijën 12-vjecar, u hiqet kujdestaria prindërve
FIER-Gjykata i ka hequr kujdestarinë dy prindërve të një 12-vjecari në Fier, sepse dhunohej sistematikisht prej tyre.
Burime nga gjykata pohojne per TVNews24 se, fëmija është keqtrajtuar nga prindërit e tij dhe tashmë është marrë nën kujdestarinë e institucioneve shtetërore.
Në Bashkinë e Fierti ka një sektor për mbrojtjen e fëmijëve që funksionon prej 4 vitesh. Ky sektor ka identifikuar shumë raste me fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje, por cështjet nuk kanë qenë ekstreme deri në heqjen e kujdestarisë, përvec rastit të fundit.
Drejtoria për Mbrojtjen e fëmijëve në Bashkinë e Fierit bëjnë të ditur se në këtë qytete numërohen rreth 40 raste të ngjashme, por që janë zgjidhur brenda për brenda familjes. Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Fëmijëve këto të fundit nuk janë në nivel të lartë rreziku.
(d.b/News24/BalkanWeb)