E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Rama: FMN provon qartësinë e parashikimit të PS

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Twitter në lidhje me parashikimin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Vetëkorrigjimi’ i FMN për rritjen ekonomike këtë vit provon qartësinë e parashikimit të bërë nga PS-së. Miopia qeveritare do thellojë krizën”,- thekson Rama.

Kreu i opozitës akuzon kryeministrin Berisha se me makthin elektoral po rrënon ekonominë e vendit, ndërkohë nënvizon se vetëm programi i socialistëve mund të shpëtojë Shqipërinë nga kriza.

“Parashikimi euforik i KM per rritjen nje bumerang i vertete per ekonomine kete vit! Makthi elektoral i tij po rrenon themelet e ekonomise. Vetem programi yne i ri ekonomik dhe nje qeveri e re socialiste mund ta kthejne timonin e anijes! Saliu si kapiteni i kroceres se mbytur...”,- nënvizon Rama.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar në dokumentin për parashikimet ekonomike për botën, World Economic Outloook, parashikimin e tij të fundit për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Në dokument theksohej se rritja e Shqipërisë llogaritet me 0.5%, ndërkohë që parashikimi i mëparshëm i fondit për rritjen e ekonomisë sonë ishte 1.5 për qind.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›