Pogradec- Egzekutohet në pritë 45-vjeçari, ishte vrasës me pagesë
Pogradec – Një 45 vjeçar është egzekuatuar para pak minuatash me armë zjarri në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Plloçë, ku shtetasit Mysteri Verdha i kishin ngritur pritë persona ende të pa indetifikuar të cilët kanë qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur.
Mësohet se Verdha ishte kryeplak i fshatit Leshnicë dhe sipas policisë ky person ishte me precedent penal. Gjithashtu mësohet se vetëm para pak ditësh 45 – vjeçarit i kishin vrarë shokun e ngushtë.
Viktimës në dorë i është gjetur një pistoletë e cila sipas policisë lë dyshime për një shkëmbim zjarri, pasi ai është akuazuar më parë për vrasje me pagesë.
Mendohet që të jetë një larje hesapesh, por policia po vazhdon ende hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Pogradec- Ekzekutoi me sëpatë kushëririn, arrestohet 52 vjeçari Pogradec- Vdekja e Mirdash Bejkollarit një ditë më parë siç...
- Pogradec,kalimtarët gjejnë trupin e pajetë të një 37-vjeçari Një 37 vjeçar është gjetur i vdekur në periferi të...
- Shkodër- Vritet me armë zjarri 53 vjeçari, një i plagosur Shkodër- Një 53 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen...