Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon djegien e Kishës në Strugë
TIRANË- Tirana zyrtare ka dënuar zhvillimet e fundit në Maqedoni mes të cilave, edhe djegien e një Kishe pasditen e djeshme, në fshatin Labunishtë të Strugës nga persona ende të pa indentifikuar
“Ky akt i shëmtuar, dhe disa ngjarje të tjera të kohëve të fundit, pavarësisht nga kush janë kryer dhe nga cilat motive janë shtyrë, janë të dënueshme. Ato nuk i shërbejnë frymës së bashkëjetesës multikulturore dhe multietnike të Maqedonisë. Thirrje apo veprime me karakter përçarës, diskriminues e racist që mbjellin urrejtje etnike e ndërfetare, janë të papranueshme nga vetë shoqëria e opinioni publik në Maqedoni”,- u shpreh zëdhënësja e MPJ-së, Eva Kushova.
Në deklaratën për mediat, Ministria e Jashtme ka kërkuar të respektohet trashigimia kulturore e cdo vendi.
“Diversiteti etnik, kulturor dhe fetar i Maqedonisë është një vlerë për vendin dhe jo premisë për intolerancë. Është e nevojshme të respektohet historia dhe trashëgimia kulturore e gjithsecilit komunitet në vend, dhe të promovohen vepra që përmbajnë elemente bashkuese e farkëtojnë kohezionin social, dhe jo ndarje”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
(el.me/BalkanWeb)