E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, vritet në pritë 45-vjecari, Policia: Viktima vrasës me pagesë

POGRADEC- Persona të panjohur i zënë pritë dhe më pas e ekzekutojnë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16:00 në Pogradec, ndërkohë policia bën me dije se viktima është 45-vjecari, Mysteri Verdha.

Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se ekzekutorët i kanë përgatitur pritë viktimës në vendin e qujtur Qafë Plloc, për ta ekzekutuar më pas për vdekje. Grupi hetimor bën me dije se pas atentatit ekzekutorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të vdekur në makinën e tij. Policia bën me dije se viktimës i është gjetur një armë zjarri në dorë tip pistoletë, duke ngjallur dyshime se ka pasur shkëmbim zjarri mes viktimës dhe ekzekutorëve të tij.

Burime të policisë së qytetit bregdetar bëjnë me dije se 45-vjecari Mysteri Verdha është person me precedentë penal, ndërkohë që pista kryesore e hetimit dyshohet të jetë hakmarrja.

Rreth dy vite më parë ai ishte arrestuar i akuzuar për një sërë veprash penale, mes të cilave ajo e një vrasjeje me pagesë, ndërsa gjatë operacionit të arrestimit në Leshnicë, Verdha kishte gjuajtur me armë zjarri ndaj forcave të rendit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›