E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në Bulqizë, grevë deri në plotësimin e kushteve

Ka lënë grevën e urisë një prej 15 minatorëve të Bulqizës sot në ditën e 6- të saj. Besim Toska ka dalë nga greva, në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku ka marrë edhe ndihmë e parë shëndetësore. Sipas mjekut Fatos Hoxha, 39 vjeçari është në gjendje të normalizuar shëndetësore, por duhet të mbahet nën kontroll për disa orë, pasi kushtet ku zhvillohet greva nuk janë të përshtatshme.
 

Ndërkohë, minatorët kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me personat jashtë ambienteve ku zhvillohet greva, por edhe me median dhe mjekët. I vetmi person që ka pasur një kontakt që prej mbrëmjes së djeshme kur grevistët janë ngujuar totalisht është Luan Mita, i cili thekson se gjendja e tyre po rëndohet nga momenti në moment, por ata po tregohen të vendosur të qëndrojnë në këto kushte deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Gjatë orëve të fundit është raportuar edhe për rëndimin e gjëndjes shëndetësore të dy grevistëve të tjerë, por ata nuk kanë pranuar ndërhyrje të mjekëve. Gjatë një transmetimi satelitore të drejtëpërdrejtë, minatorët që protestojnë prej rreth një muaji, të cilët njëkohësisht mbështesin edhe iniciativën e 15 grevistëve,  te cilet vijojnë të këmbëngulin për më shumë vëmendje nga ana e qeverisë shqiptare, kundrejtë kërkesave të minatorëve për përmirësimin e kushteve të punës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›