E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me armë dhe drogë, arrestohen dy të rinjtë

Kuçovë

Kapen me drogë dhe armë, bien në prangat e policisë dy të rinj nga qyteti i Kuçovës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Beratit bënë të ditur se S.P., 21 vjeç dhe D. Sh., 17 vjeç, u arrestuan në flagrancë ndërsa po shpërndanin disa doza kanabis sativa. Policia tha se në shtëpitë e të akuzuarve, policia sekuestroi edhe një armë. Mbi dy të rinjtë rëndojnë akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›