E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza, rikthehet "sauna" publike

Tmerri i udhetimit me ane te autobuseve urbane, ka filluar te perjetohet serish nga qytetaret e Tiranes dhe te ardhurit. Kjo ishte akoma me evidente pikerisht dje, kur temperaturat maksimale arriten ne 36 grade Celsius. Ne lufte per mbijetese, dhjetera e qindra qytetare kane bere te pamunduren qe te mos udhetojne me keta autobuse, porse ata qe kane pasur rruge te gjate, mbi 3 stacione per te bere, e kane pasur te pamundur shmangien e atyre "saunave" publike. Panorama eshte shume e frikshme. Njerez te shperfytyruar, te djersitur deri ne palce "luftojne" qe te gjejne ndonje vend per t'u ulur, pasi ne kete menyre, te pakten trupi i tyre nuk puthitet me trupat akoma me te djersitur te te tjereve. Por, kjo eshte thuajse e pamundur. As shtirjet e herepashershme te udhetareve se jane semure, as rrudhat ne fytyrat e pleqve nuk i bindin ata qe kane zene sediljet qe te ngrihen. Sepse vapa e diteve te fundit te ben te harrosh cdo ndjenje humanizmi qe mund te kesh brenda teje. Secili lufton te shpetoje veten nga i fikti, apo nga ndonje luhatje e forte e tensionit te zemres dhe gjakut. Udhetaret e linjave te Unazes e lene menjane per nje cast faktin se mjetet e transportit nuk kane kondicionere. Kjo, sepse per ta do te perbente nje luks qe as ne enderr nuk mund ta shihnin, ne krahasim me ate qe ndodh ne te vertete. Por, te pakten sipas tyre, operatoret private te transportit te nxjerrin me shume autobuse ne qarkullim. Pervec kesaj, ata te mos i mbyllin hermetikisht xhamat, te cilat mund te lejojne te hyjne sadopak ajer i paster. Jo, asnje nga keto nuk ndodh. Me qindra fryme perpeliten, mundohen te mbushen me sadopak oksigjen qe frymemarrja te mos u ndalet per asnje cast. Te "regjur" deri ne fund me vuajtje, shumica e arrijne kete, por ka pasur mjaft raste kur pasagjeret jane derguar ne urgjence per shkak se u ka rene te fiket. Ata shajne me ze, e nen ze, mallkojne, luten qe shoferi ta hape paksa deren qe mushkerite e tyre te arrijne te kryejne funksionin per te cilin jane krijuar, por asnje zgjidhje. Edhe pse privateve te pangopur iu plotesua kerkesa per rritjen e cmimit te biletes, edhe pse abuzojne me njerezit e pafajshem qe paguajne 30 leke sa here qe shkelin ne autobusin-sauna qe i pervelon, edhe pse xhamat jane te mbyllur, si ne burg. Por kesaj here ne vend te hekurave, ka reklama te medha qe i vjel bashkia e Tiranes. Per kete te fundit duket se nuk ka aspak rendesi komoditeti i pasagjereve, apo ne fund te fundit shendeti dhe jeta e tyre, por vetem parate. Sepse rrjetat e telta nga te cilat jane te veshur autobuset, e pengojne edhe ate pak ajer qe hyn, nga nje pjese shume e vogel e xhamave.

"Nese shteti do te na ndihmonte, do te permiresonim kushtet"

Burime nga Shoqata Kombetare e Transportit Qytetar, bejne me dije se duhet nje shume mjaft e madhe parash, per te permiresuar kushtet e autobuseve urbane, me ane te kondicionereve. "Po te kemi parasysh faktin se mjaft qytetare udhetojne teresisht falas dhe studentet me gjysme cmimi, sipas nje llogaritjeje te thjeshte del se ne nuk kemi mundesi financiare per te blere autobuse te rinj me kondicionere. Nese shteti do te subvenciononte kategorite qe udhetojne falas, situata do te ishte krejt ndryshe. Ne jemi operatore private dhe ne asnje vend te botes tek privati nuk perfitohen sherbime falas", thone burime nga Shoqata e Transportit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›