Niset drejt Cadit kontingjenti i dytë paqeruajtës
Është nisur drejt Cadit kontigjenti i dytë paqeruajtës. Ministri i mbrojtjes Oketa ka shprehur nderimin dhe krenarinë, që mori pjesë në këtë ceremoni, vetëm 3 ditë pasi Shqipëria u bë anëtare e NATO-s.
TIRANE- Tre ditë pas anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, qeveria shqiptare dërgon në Cad kontingjentin e dytë paqeruajtës, të përbërë nga 63 trupa mes të cilëve 9 janë oficerë, 25 nënoficerë dhe 29 ushtarë profesionistë.
Kjo është hera e dytë që trupat tona angazhohen në një mision paqeruajtës në Afrikë , nën flamurin e Kombeve të Bashkuara. Misioni do të zgjasë 6 muaj dhe do të ketë detyrë kryesore shoqërimin e kolonave , të personaliteteve si dhe ruajtjen e objekteve të vacanta dhe te sigurisë në bazë.
Gjatë ceremonisë të përcjelljes ishte i pranishëm edhe ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa, i cili shprehu krenarinë që mori pjesë në përcjelljen e kontingjentit të dytë paqeruajtës në Cad. Oketa tha se merita më e madhe u takon atyre që kanë nderuar flamurin kombëtar dhe misionin e rëndësishëm të ushtarakut.
“Ju niseni sot në një mision i cili është i vështirë, në një vend që paraqet vështirësi , por niseni jo vetëm si pjesë e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, por edhe si ushtarë të Aleancës më të madhe të lirisë dhe demokracisë, niseni nën simbolin e NATO-s” ju drejtua Oketa 62 trupave që u nisen drejt Cadit.
Ministri shprehu bindjen e thellë se kontigjentet tona kudo në botë do të vijojnë përmbushjen me sukses të detyrës. Oketa përcolli dhe një falënderim të vecantë për familjarët e ushtarëve. Tashmë Shqipëria është bërë anëtare më të drejta të plota në NATO dhe kjo vlerësohet si një hap i rëndësishëm për politikën dhe popullin. (e.n/news24/balkanweb)