Fier, makina përplas motorçikletën, plagoset 23-vjeçari

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar ditën e sotme në Kreshpan të Fierit, ndërsa një makinë ka përplasur një motorçikletë. Sipas burimeve të uniformave blu, bëhet e ditur se shtetasi Xhulio Hoxha, 23 vjeç ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe se menjëherë është dërguar për në spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Uniformat blu ende nuk kanë dhenë rezultatin përfundimtar nëse shkak i aksidentit ka qënë manovrimi i gabuar i automjetit, apo shpejtësia tej normave te lejuara.