Vrasja e vëllait të deputetit PS 50 të shoqëruar
DIBER- Policia e rrethit te Kurbinit ka shoqeruar rreth 50 persona si persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së vëllait të deputetit PS, për qarkun e Dibrës Sabri Abazi. Viktima Projet Abazi u ekzekutua mbrëmë nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas hetimeve paraprake të policisë bëhet e ditur se Abazi po luante në një kazino, ku dhe është konfliktuar me persona të tjerë, të cilët pasi janë larguar nga kazinoja i kanë zënë pritë në afërsi të mjetit të tij ku dhe është gjetur i vdekur.
Policia ka bërë të ditur se biznesmeni Abazi është qëlluar me dy plumba nga armë e tipit automatik, ndërsa ka hedhur poshtë faktin se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive politike, duke e cilësuar atë si një vrasje për motive banale. Ndërkaq ende nuk bëhet e ditur emri i asnjë të dyshuari për këtë ngjarje.
(s.g/BalkanWeb)