Tiranë: Grabitet pika e këmbimit valutor, vidhen 10 mijë euro
10 mije euro janë grabitur ne një agjensi valutore,në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas burimeve paraprake, pjesë e grabitjes kanë qënë dy persona, të pajisur me skafandra dhe të armatosur. Grabitësit kanë marrë rreth 10 mijë euro, rreth 20 minuta me pare, ne nje agjensi perballe ish-Ekspozitës.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por grabitësit kishin mundur të largoheshin në drejtim të panjohur me nje motor. Tashmë uniformat blu kanë nisur hetimet paraprake, ndërsa kanë rrethuar ambjentin përreth e për të pyetur punonjësit e kësaj pike, rreth grabitjes.