Rinas, përurohet godina e re e kontrollit të trafikut ajror

Tashmë edhe në vendin tonë do të kemi një rritje të trafikut ajror falë edhe përfundimit të godinës së re të kontrollit të trafikut ajror. Por jo vetëm ka ANTA do të sjell edhe uljen e vonesave të fluturimit si dhe një nivel sigurie të lartë.
Në përurimin e godinës ka qenë i pranishëm, ministri i punëve të jashtme Edmond Haxhinasto, ministri i transportit Sokol Olldashi si dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Gjatë fjalës së tij Olldashi ka vënë në dukje se kjo godinë e re do të sjellë përmirësim në trafikun tonë ajror
Ndërsa drejtori i Agjencisë Nacionale të trafikut Ajror Petrit Sulaj ka pohuar se kjo godinë është realizuar edhe falë ndihmës së kompanisë amerikane Lockheed Martin dhe që vlera e saj kap shifrën e 12 milionë euro.
Kulla e kontrollit të trafikut ajror është pjesë e një projekti të modernizimit të hapësirës kombëtare i cili synon rritjen e nivelit të sigurisë, uljen e vonesave si dhe optimizmin e efikasitetin e fluturimin në mënyrë që të arrihen objektivat e vëna nga Komision Europian.