E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabiten me armë 10 mijë euro në agjencinë valutore

TIRANË- Një agjenci valutore është grabitur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur reth 30 minuta më parë në një agjenci valutore përballë ish-Ekspozitës.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë bërë të ditur për policinë se 2 grabitës me skafandra kanë hyrë të armatosur në agjencinë valutore ndërkohë që janë larguar me shpejtësi me motorra.

Sipas policisë 2 grabitësit pasi kanë hyrë të armatosur ldhe kanë grabitur shumën prej 10 mijë euro janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet përkatëse për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe janë vënë në punë për identifikimin e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›