E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, makina përplas për trotuar të moshuarën

Këshilla që vazhdimisht u japim fëmijëve për të qëndruar gjithonë në trotuare dhe jo brenda rrugës, duket se nuk funksionon më. Tradita e kalimit të makinave në trotuare është bërë gjithnjë e më prezente ditët e fundit.
 

Mëngjesin e sotëm një rast i tillë është shënuar në lagjen “Liri” në Fier, ku ka mbetur e plagosur një grua e moshuar. Mësohet se 65 vjecarja, Safete Doko, teksa ecte në trotuar është përplasur nga një makinë.
 

Aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit, i cili ka dalë nga rruga, duke u ngjitur në trotuar ku ka përlasur për tokë 65 vjecaren. Policia bën me dije se Doko ka marrë fraktura të rënda në këmbë dhe trup, por gjendet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›