E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, bie nga kati i 4 maturanti, në gjendje kritike për jetën

Shënohet një tjetër rast fatkeq për maturantët. Pas plagosjes së 4 maturantëve një ditë më parë në Radhimë të Vlorës, një tjeër incident është shënuar sot në Sarandë.
 

Teksa po shijonte ekskursionin, si maturant i 2012-tës, një student nga Lushnja ka rënë nga ballkoni i hotelit ku qëndronte.
 

18 vjecari, Françesko Nino, pas konsumimit të sasisë së madhe të alkoolit në kuadër të festës së fund-adoleshencës ka rënë nga kati i 4 i hotelit, teksa kryente nevojat personale.
 

Maturanti është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që mësohet se gjendja e tij është kritike për jetën, pasi ka dëmtuar rëndë veshkën veshkën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›