Aksidentet rrugore, shkaku kryesor i vdekjeve në vend

Nëse në Shqipëri përpasen dy automjete do të ketë patjetër një të vdekur ose një të dëmtuar rëndë. Kështu shprehet një nga ekspertët e sigurisë rrugorë, Mitat Tole, i cili shprehet se jemi në nje situatë anormale aksidentesh rrugore.
Vetëm periudha janar-mars shënon 80 të vdekur nga aksidentet dhe tre fishim të aksidentuarish rëndë.Përballë kësaj situate një tjetër veshtirësi që i shtohet këtij fenomeni është edhe mospasja e statistikave të sakta të aksidenteve.
Sipas ekspertit Tole, në krahasim me vendet e tjera europiane Shqipëria ka një numër rreth 13 herë më të madh aksidentesh dhe shkaqet kryesore mbeten moszbatimi i rregullave kryesore të qarkullimit.