E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtime dhe nostalgji

Fotografja shqiptaro-angleze Lala Meredith-Vula do të prezantohet në ekspozitën ‘Beautiful Life: Memory and Nostalgia’ (Jetë e bukur: kujtime dhe nostalgji), e cila do të hapet sot (e premte) në galerinë Bracknell në South Hill Park Arts Centre në Londër. Nga Alfred Beka më 09 shtator 2011 në ora 08:39

Në këtë ekspozitë, kurator i së cilës është Dr. Ming Turner, do të prezantohen fotografi të fotografes Meredith-Vula të bëra në Kosovë, Shqipëri dhe Angli si dhe fotografi të artistëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Kjo ekspozitë eksploron idetë e udhëtimit, nostalgjisë, kujtesës dhe çështjet e identitetit, duke mbuluar tema të ndryshme të postkolonializmit, përfshirë diasporën, ndjenjën e përkatësisë dhe autenticitetit.

Ky projekt ekspozon vepra të bëra nga dhjetë artistë ndërkombëtarë, përfshirë David Alesworth (Pakistan/Britani e Madhe), Magda Biernat (SHBA/Poloni), Wen-Jen Deng (Tajvan), Paul Gent (Mbretëri e Bashkuar), Khaled Hafez (Egjipt), Huma Mulji (Pakistan), Anna Lucas (Mbretëri e Bashkuar), Lala Meredith-Vula (Mbretëri e Bashkuar), Chai-Wei Kung (Tajvan) dhe Josephine Turalba (Filipine).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›