E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenegger dhe Willis në ‘Expendables 2’?

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 08:29

Bruce Willis dhe Arnold Schwarzenegger pritet që të kenë role substanciale në “Expendables 2”, me Willis që do të luajë rolin e personazhit më të keq.

Aktorët në moshë dhe legjendat e filmave aksion pritet që të marrin rolet e filmit që është me regji nga miku i tyre Sylvester Stallone, ku dhe pritet të rikthehen me kapacitetin e plotë në ekranet e kinemave. Roli i Willis prej personazhit më të keq dihet, por është e paqartë se cili do të jetë ai i Arnoldit.

“Do të jetë një vazhdim i ‘The Expendables’. Xhirimet pritet të fillojnë në javën e dytë të shtatorit. Filmi do të realizohet definitivisht. Kush do jenë në film? Sylvester Stallone, Jason Stattham, John Travolta, Arnold Schwarzenegger, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme, Dolph Lundgren, Mickey Rourke dhe kush tjetër? Natyrisht, Bruce Willis”, deklaroi shefi ekzekutiv i studios Boyana, David Varod.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›