Një njollë për Lulzim Bashën
Kisha lexuar dhe dëgjuar për bashkëshorten e kandidatit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ka braktisur nënshtetësinë shqiptare për atë holandeze. E kisha menduar si një thashethem dashakeq ndaj një politikani të ri, ambicioz dhe me karrierë të lulëzuar, edhe pse të njomë. Nuk i besova holandezizimit të së shoqes së Lulzim Bashës, derisa e pashë me sytë e mi në një vendim të Presidentit Moisiu të datës 19.1.2004, ku mes dhjetëra shqiptarësh, në numrin 10 është emri i Aurela Xhafer Isufit. Titulli i këtij dekreti është i trishtuar:
Neni 1
"U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm": dhe me radhë, për arsye të ndryshme, janë shqiptarët që heqin dorë nga nënshtetësia. Këto lista janë publike dhe arsyet janë nga më të ndryshmet, por mbizotëron (edhe pse e pashprehur), kërkimi i privilegjeve që një nënshtetësi evropiane mund të japë, në krahasim me këtë shqiptaren që kemi ndërtuar ne. Ka shtete që me dinjitet të lejojnë t'i mbash të dyja dhe Holanda është mes këtyre. Ne shqiptarët jemi ndryshe, të vegjël, të vuajtur, por krenarë. Ndoshta fryhemi kot, sepse s'kemi shumë merita në civilizim, por ca gjëra të mira i kemi bërë. P.sh., Nënë Tereza, e kishte mundësinë të thoshte që s'është shqiptare, por s'e bëri këtë. Edhe Jeronim de Rada, Antonio Gramshi, sa për shembull të shpejtë në Itali, sa gjëra kanë bërë duke thënë se janë shqiptarë. Janë disa viza që nuk shkelen, sidomos kur bëhesh i famshëm. Ose, më vijnë në mëndje disa miq të huaj që na duan shumë dhe që tek ne aq shumë besojnë. Lajmi i gruas së Lulzim Bashës më erdhi në një kohë me lajmin e një mikut tim të huaj, që na adhuron si komb e kërkon që krahas nënshtetësisë së tij, të ketë dhe atë shqiptaren. Ai po bën dokumentet për të qenë shqiptar, ndërsa shumë bashkëkombës tanë vrapojnë ta lënë. Askush nuk do të merrej me gruan e Lulzim Bashës, nëse ai nuk do ta kishte këtë ambicie për të na administruar dhe drejtuar, por mendoj, se ai nuk mund ta bëjë këtë. Ai nuk ka bindur dot shoqen e jetës se pse është mirë me qenë shqiptar. Ndaj kjo njollë nuk e nderon. Bashkëshortja nuk e voton dot Lulëzimin, ndërsa ai këtë votë na e kërkon ne të gjithëve. A është e mundur kjo?
(Shkrimi eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)