Ilir Meta nga Korca: Bojkoti i PS, një turp i Edi Ramës
KORCE-“Bojkoti është një turp, dhe me këtë bojkot opozita nuk do arrijë dot të marrë as presidentin, as kryetarët e gjykatave dhe as prokurorinë”. Me kete gjuhë të ashpër është deklaruar sot nga Korca, kreu i LSI Ilir Meta, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashmte të Shqipërisë, ndersa gjendej ne kete qytet në një mbledhje te kryesise se partisë së tij. Meta ka shtuar se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën, por kjo kërkesë që mund të zgjidhte ngërcin politik refuzohet vetëm nga lideri i PS, Edi Rama. Duke qëndruar tek bojkoti i PS, meta vuri në dukje dhe pozitën e depuetëteve socialistë dhe fatet e mandateve të tyre. “Në cdo rast do të respktohet Kushtetuta pasi bojkoti është i pajustifikuar dhe i pamoralshëm”. Kreu i Lsi që disa ditë më parë theksoi se nuk të plotësohet kurrë kërkesa e PS për hapjen e kutive, sot tha se dhe kriza ekonomike në vend që deklaron herë pas herë PS është trillim i selizë rozë. (d.b/BalkanWeb)