Sarandë, sekuestrohen 142 kg drogë në det e shkurre. Tre në pranga
SARANDE-Policia shqiptare ka bërë të mundur sekuestrimin e 68.5 kg kanabis sativa sot në fshatin Xarrë të Sarandës.
Në sajë të hetimeve policia kishte rënë në gjurmë të një grupi që trafikonin kanabis drejt Greqisë.
Droga që u gjet sot ishte fshehur në disa shkurre dhe ishte paketuar në 2 canta. Policia ka ndaluar 3 persona, emra e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur.
Ksamil, gjenden në det 74 kg kanabis
Zbulohen 57 kilogram kanabis në ujrat e detit Jon në mes të Korfuzit dhe Sarandës. droga është gjetur nga policia e Korfuzit e cila duke patrulluar në ujrat përballë Ksamilit, ka parë 2 canta në vendin e quajtur Aliko. Pasi kanë kontrolluar cantat, policia ka gjetur 57 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e ndarë në 23 pako.
Mësohet se droga është e lagur duke ngritur dyshime se ao është transportuar nga brigjet shqiptare dhe se trafikantët e kanë hedhur në det, pasi mund të jenë trembur se dikush e ka pikasur trafikun, ose mjeti me të cilin është transportuar mund të ketë pësuar ndonjë dëmtim.
Raportohet gjithashtu se në po të njejtin vend sot janë gjetur dhe 17 kilogram të tjera kanabis, duke e cuar sasine në total në 74 kg kanabis.
(d.b/BalkanWeb)