Nderron jete gazetari Mehmet Haziri
Sot ne Kosove u varros gazetari i njohur Mehmet Haziri i cili mbreme ne moshen 64 vjecare nderroi jete pas nje semundjeje te rende.
I ndjeri Haziri qe nga viti 1977 kishte punuar ne Radiotelevizionin e Prishtines deri ne mbylljen e tij ne vitin 1990. Ndersa nga viti 1991 e deri ne fund te luftes ne Kosove ai ishte bashkerendues i redaksise se Televizionit Shqiptar ne Prishtine.
Pas luftes ai serish u angazhua ne Radiotelevizionin e Kosoves si redaktor i programit informativ.
I nderuar me tituj nderi per punen ne gazetari ai u be i njohur edhe si shkrimtar me nje varg veprash letrare.