E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova blen godinën për Ambasadë në Bruksel

PRISHTINE-Kosova ka blerë objektin e parë për seli Ambasadë, në kryeqendrën evropiane, në Bruksel. Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Ilir Dugolli, ka deklaruar të dielën për Kosovatimes se objekti i Ambasadës ndodhet në qendër të Brukselit, dhe i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për punë.
“Objekti katërkatësh ndodhet në njërën prej lagjeve më prestigjioze te brukselit dhe ka kushtuar rreth 2 miljon euro” ka thënë Dugolli. “Objekti ka nje siperfaqe prej 800 metrash katror dhe gjithe hapesirat e nevojshme qe i nevojiten nje ambasade. Objekti eshtë afër institucioneve evropiane”, ka shtuar ai. Objekti qe eshte blere nga ministria e jashtme e kosoves ka qene prone e nje shoqate per mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe shkrimtarëve te cilet vendosen ta shesin. Të gjitha ambasadat tjera të Republikës së Kosovës vazhdojnë të paguajnë qira.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›