Brenda uron Topin për anëtarësimin në NATO
Presidenti Topi priti sot në një takim zyrtar Kryetarin e Kom. për Kushtetutën në Parlamentin çek, Marek Brenda i cili uroi Topin për anëtarësimin në NATO dhe vlerësoi arritjet e vendit. Ata janë ndalur edhe në zhvillimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë.
TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Komisionit për Kushtetutën dhe Çështjet Ligjore të Parlamentit çek, Marek Brenda i cili ka uruar presidentin Topi për anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Brenda vlerësoi arritjet e deritanishme të vendit për integrimin eruoatlantik.
Në vijim të bisedës dy personalitetet janë ndalur edhe në zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë, të cilat i kanë vlerësuar pozitivisht, ndërkohë që shprehën interesimin e përbashkët për zgjerimin, thellimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në spektrin ekonomik.
Kreu i shtetit vuri në dukje klimën e përshtatshme, që ofron vendi ynë për investimet e huaja dhe ftoi për më tepër investime në Shqipëri nga bizneset prestigjioze çeke. (e.n/news24/balkanweb)