E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët në protestë: Berisha hiq taksën e votës

Kanë protestuar sot kategoria e pensionistëve për shkak të shumës që duhet të paguajnë për pajisjes me karta. Sipas tyre kjo taksë është e papërballueshme për ta, ndaj dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit Berisha ta heqi këtë taksë. 

TIRANE- Dy muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, pensionistët të cilët përbëjnë edhe përqindjen m,ë të lartë të atyre që votojnë në zgjedhje lëshojnë alarmin për mos paisje më karta identiteti. Të mbledhur përpara selisë së qeverisë Shoqata e Pensionistëve i bëri thirrje kryeministrit Berisha të heqë taksën e votës si kundër e cilësuan ata vlerën e lartë për blerjen e kartës së identitetit.

Janë disa kategori votuesish të cilët kanë shprehur rezervat për blerjen e kartrës për shkak të gjendjes shume të vështirë financiare. Më gerët Partia Socialiste i ka bërë thirrje qeverisë disa herë që të shpërndajë falasa kartat e identitetit sidomos për pensionistët dhe njerëzit në nevojë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›