Fier, ndalohet drejtori i një banke

Drejtori i një banke në qytetin e Fierit është ndaluar sot nga policia pasi akuzohet për vjjedhe përmes transaksione të paligjeshme.
Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se shtetasi Gjergji Xhaho 41 vjeç, drejtor në filialin e një banke në këtë qytet ka përfituar 1.3 milionë euro përmes transaksioneve.
Ndërkohë gjykata e qarkut të Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për shtetasin Gjergji Xhaho me akuzën e vjedhjes përmes transaksioneve të paligjshme.