Fier, nipi i kreut të PD-së dhunon efektivin e policisë
Agresori i quajtur Ferdinand Murati fillimisht ka kërcënuar efektivin Astrit Koçiu, dhe më pas e ka qëlluar atë me grushte dhe mjete të forta. Ngjarja u shënua dje pasditë në zonën e quajtur “Bulevardi i Aziles”.
Policia lokale bën të ditur se Koçiu ishte në krye të detyrës në momentin që është goditur, së bashku me disa kolegë të tjerë në një automjet të policisë. Patrulla ishte duke shërbyer në rrugët e qytetit, kur është njoftuar nga persona të rastësishëm se pranë “Aziles”, disa persona janë përfshirë në debat.
E mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka kërkuar të zbardhë shkaqet e ngjarjes. Në ato momente agresori filloi të fyente efektivin e policisë, dhe më pas nuk nguroi edhe ta godiste atë.
“Ai ka nxjerrë edhe një thikë nga makina e tij dhe me të i është drejtuar policit Koçiu që, edhe pse i gjakosur në fytyrë e trup, vijonte të kërkonte shoqërimin e tij për në mjediset e komisariatit të policisë”, kanë thënë burimet policore. Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që polici Astrit Koçiu është çuar në spitalin e Fierit nga kolegët e tij.
Brenda pak minutash, policia ka bërë arrestimin e Besnik Muratit, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij nëpër qytet. Pranë spitalit të Fierit, ku ka marrë mjekimin polici i plagosur, kanë ardhur jo vetëm kolegë dhe të njohur të tij, por edhe të afërt të autorit, të cilët mësohet se janë përpjekur që polici të mos kryente denoncimin.
Pavarësisht negociatave për moskryerje denoncimi, policia ka nisur procedimin penal për 35- vjeçarin Besnik Murati, banues në lagjen “Kastriot”, në Fier, i cili punon dhe si shofer personal i xhaxhait të tij, kreut të PD-së së Fierit.
Të pezmatuar për këtë ngjarje, mjaft kolegë të policit të plagosur janë shprehur se ngjarja do të zbutet për nga përmasat, për vetë faktin e “pushtetit” që ka autori. Kujtojmë se Besnik Murati, një vit më parë, u bë objekt i kronikave, pasi u plagos me pistoletë, ndërsa zbriste nga makina e tij për të hyrë në shtëpi. Policia shprehet se ngjarja e së hënës ka edhe autor të tjerë, por hetimet e mëtejshme do të zbardhin rrethanat e saj si dhe ndonjë bashkautor të mundshëm.