E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutet u vjedhin 14 000 euro dy grave

ELBASAN - 7000 euro ka qene shuma qe nje 30-vjecare i ka vjedhur kusherires se saj ne fshatin Vashaj te komunes Gjocaj ne Peqin dhe po kaq eshte shuma qe i eshte vjedhur nje tjeter shtetaseje ne Librazhd.


Ne rastin e pare Yllka Rexha mesohet te kete perfituar nga besimi qe i kishte dhene kusherira per te hyre vazhdimisht ne banese duke zbuluar parate qe kjo e fundit i kishte fshehur ne dhomen e gjumit.


Burime te policise bejne te ditur se mbremjen e se merkures rreth ores 2300 u be ndalimi i shtetases Yllka Rexha 30 vjece me banim ne fshatin Vashaj pasi ishte shpallur ne kerkim. Gruaja u ndalua pasi nga veprimet e kryera nga ana e agjenteve rezulton se ajo ka vjedhur nga banesa e shtetases S.R 38 vjece nje vlere prej 7 000 eurosh.


Gruaja eshte zbuluar pasi kishte ngjallur dyshimet e fqinjes se saj. 30-vjecarja ishte e fundit e larguar nga shtepia para se ajo te zbulonte vjedhjen e parave. Grumbullimi i provave ka cuar ne ndalimin e Rexhes e cila e ka mohuar autoresine.


Nderkohe ne polici ka mberritur nje tjeter denoncim i nje gruaje per vjedhjen e nje sasie te konsiderueshme parash dhe bizhuterish. Sipas te dhenave paraprake denoncimi ben fjale per vjedhjen e 7 000 eurove 200 000 lekeve dhe disa bizhuterive. Shtetasja T. Q. ka bere edhe kallezimin qe po verifikohet nga ana e policise.


Nga te dhenat paraprake dyshohet si autor nje person me te cilin ajo kishte lidhje. Hetimet per kete rast jane ne vazhdim. Po verifikohet edhe vertetesia e denoncimit te gruas e cila jetonte e vetme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›