Kuponat e pasaportave qytetaret Po i blejme 8 -10 000 leke

ELBASAN - Vetem brenda 24 oreve te fundit 1 000 qytetare kane blere kuponin per te aplikuar per pasaporte biometrike.
Dyndjet kane dite qe kane nisur dhe tashme te gjesh nje kupon ne poste eshte thuajse e pamundur.
Te shqetesuar per vonesat qe iu shkaktohen nga mungesa e kuponave qytetaret thone se te marresh nje kupon duhet te kesh mik ne poste ose te kesh me shume para per ta blere ne rruge te tjera.
Radhet e shumta qysh ne oret e para te mengjesit perballe sporteleve te postes e tregon fluksin e madh te ketyre diteve. Sipas drejtuesve te postes vetem dy ditet e fundit te 17 zyrat e postes jane pajisur me 1000 kupona te cilet kane perfunduar qysh ne mengjes. A.M thote se ka tri dite qe do te bleje kuponin e pasaportes pasi ka ardhur nga Greqia per te aplikuar por deri tani nuk ka mundur.
Ai thote se nuk njeh njeri ne poste qe te mund ta ndihmoje dhe se nuk ka mundesi te paguaje me shume pasi aktualisht eshte i papune. Edhe qytetare te tjere e kane konfirmuar shitjen e kuponave ne rruge nga njerez qe tashme e kane kthyer ne biznes.
Ata i marrin me 6 000 leke dhe i shesin me 8-10 000 leke ne varesi te klientit. Nderkohe drejtoresha e Postes se Elbasanit e ka quajtur pasoje te dyndjes per kupone acarimin e qytetareve.
Ajo tha se eshte vete e pranishme gjate shitjes se kuponeve qysh ne mengjes kur edhe respektohet radha per gjithsecilin. Ajo hedh poshte mundesine e perfshirjes ne parregullsi te punonjesve te saj.
Sipas drejtueses po punohet me te gjithe personelin qe radha e krijuar gjate oreve te mengjesit te mbaroje shpejt duke perfshire te gjitha sportelet ne nje sherbim.
Menjehere pas miratimit te liberalizimit te vizave ne zyrat e Postes eshte vene re nje fluks i pahasur me pare per te blere kuponat e aplikimit per pasaporte biometrike.