LSI: Berisha të shkarkojë dhëndrin nga drejtimi i projektit

Dje sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili denoncoi korrupsionin e qeverisë me trojet në bregdet. Sipas Vasilit, ka qenë LSI që ka denoncuar publikisht dy vjet më parë masakrën e konsumuar në Jalë, kur Qeveria e Berishës sulmoi me fadromat dhe policinë e saj pronat e banorëve të fshatit Vuno në atë zonë. Edhe dy vjet më parë Qeveria bëri veshin e shurdhër dhe me arrogancë vijoi pa hezitim ofensivën e saj, duke shkatërruar pronat dhe duke shtypur qytetarët në Jalë,- tha ai.
Sipas tij, Qeveria e Berishës sulmoi këto prona me një egërsi të padëgjuar, sepse interesat e ngushta klienteliste dhe korruptive e udhëhoqën për ta bërë këtë.Çdo lloj shpjegimi nga ana e ministrit përkatës është pa vlerë, gjithashtu pa asnjë vlerë është edhe çdo lloj shpjegimi nga Tirana i ministrit ndërkohë që realitetet atje në Jalë janë krejtësisht ndryshe dhe ministri do ta kishte absolutisht të pamundur të përballej me banorët e Jalës,- u shpreh Vasili. Ai vijoi se çdo lloj shpjegimi i ministrit përmbyset, sepse Banka Botërore ndërmori një masë shumë të fortë ndaj këtij projekti të shpërdoruar duke e pezulluar këtë projekt, sepse në vend që ai të ishte një projekt, që do të ndikonte pozitivisht në zonën e bregdetit ai krijoi kaos, pasiguri, mosbesim dhe dëshpërim në të gjithë komunitetin e zonave të trajtuara nga projekti. Në këtë situatë skandaloze dhe të paprecedentë në të cilën është katandisur projekti i Bankës Botërore të bregdetit dhe rolit tërësisht negative, abuziv dhe me ngjyrim të fortë korruptiv të kordinatorit Malltezi, theksoi Vasili hapi i parë i reflektimit është dorëheqja e Malltezit dhe në rast se kjo nuk ndodh atëherë Kryeministri Berisha në mënyrë të menjëhershme duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij shtetërore dhe të bëjë shkarkimin e Malltezit nga pozicioni që ai mban, si dhe të vihet në dispozicion për të sqaruar gjithçka lidhur me këtë skandal të Qeverisë së tij.Gjithashtu Berisha duhet të evidentojë të gjithë dëmtimin e shkaktuar ndaj pronave të banorëve të Jalit dhe të marrë masa të menjëhershme për zhdëmtimin e tyre,- tha Vasili. Sot gjithçka që LSI bëri publike është vërtetuar qartë dhe problemi është bërë kritik, sepse korrupsioni i lartë qeveritar që shkon deri tek Kryeministri dhe kjo është provuar pa asnjë ekuivok edhe në raportin investigues të panelit inspektues të Bankës Botërore,- përfundoi Vasili.
Email This Klikime: 37
Email This Klikime: 37