E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, pas marrëveshjes dalin nga greva gratë tregtare

Mbyllet greva e urisë e 17 grave tregtare mbas 14 ditësh. Ky vendim ka ardhur pas nënshkrimit të një marrëveshje të përkohëshme me bashkinë e Fierit për tu kthyer në vendin e tyre të mëparshëm të tregtimit por duke u inspektuar më pas për të mos bllokuar urën me aktivitetin e tyre tregtare. Kjo marrëveshje është e përkohëshme për vet faktin se tregtimi I tyre do të jetë në këtë vend vetëm për një periudhë gati një mujore deri në gjetjen e një tregu të përshtatshëm dhe të përqëndruar sic është kërkuar nga vetë tregtarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›