E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI reagon ndaj rritjes së cmimit të energjisë elektrike

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, kundërshtoi sot rritjen e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë llojet e konsumatorëve.   Sipas tij, "në Shqipëri ka një faktor shumë të lartë varfërie, dhe pothuajse gjysma e popullsisë nuk e përballojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike"."Duke u rritur çmimi i energjisë elektrike, ne jemi të sigurt që do të rritet numri i atyre që nuk do e paguajnë faturën, sepse nuk kanë mundësi financiare për ta paguar. Dhe nëse Qeveria kërkon që të rrisë çmimin për të forcuar KESH-in dhe financat e saj, kjo do të ketë efekt të kundërt, sepse do të përkeqësohet situata financiare e KESH-it, nga ata që do e vjedhin ose nuk do e paguajnë energjinë elektrike", tha  Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›