E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, përgatitej për gjah, plagoset aksidentalisht 40 vjeçari

/>Një 40- vjeçar është vetëplagosur ditën e djeshme në fshatin Daullas të rrethit të Fierit. Teksa bëhej gati për tu nisur për gjah, shtetasi Aristir Sako është plagosur me çiften e tij. Sipas burimeve nga policia e Fierit, Aristir Sako po pastronte vajin e çiftes para se të shkonte për gjah dhe gjatë pastrimit e ka shkrepur atë pa dashje. Si pasojë e këtij veprimi, 40- vjeçari është plagosur me armën e zjarrit, të cilën e kishte me leje nga Policia. I plagosuri është dërguar në mënyrë urgjente në kirurgjinë e spitalit të Fierit, ku mjekët konstatuan se i dëmtuari kishte marrë plagë nga saçmet në supin e majtë, por nuk paraqet në rrezik për jetën. E ndërsa i është nënshtruar gjithë ekzaminimeve të mjekëve, 40- vjeçari Sako ka marrë edhe kurën përkatëse, pasi të çarat ishin të thella. Në këtë mënyrë duket se ky sezon gjuetie për amatorët e gjahut nuk ka startuar pozitivisht, pasi vetëm në ditët e para, 40- vjeçari ka arritur të plagoset me armën e tij, duke u kujtuar njëkohësisht të gjithëve kujdesin që duhet të tregojnë gjatë përgatitjes së armës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›