E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raiffeisen ngre interesat e depozitave bankare

/>Raiffeisen Bank ka hedhur në treg ofertën më të re për Depozitat me Afat 3-mujor për Klientët Individe dhe Bizneset e Vogla. Me këtë rritje normash interesi Raiffeisen Bank tashme ofron normat e interesit më të larta në treg për Depozitat me Afat 3 mujor. Gjithashtu Raiffeisen Bank vendosi tu ofrojë të gjithë klientëve të saj me depozita 4 dhe 5 mujore normën e interesit që ofron për depozitën 6 mujore. Kam kenaqësinë të them që në këtë periudhë të vitit ne u qëndrojmë klientëve tanë me pranë duke u ofruar atyre jo vetëm shërbim të shkëlqyer dhe profesional në të 100 degët tona, por edhe mundësitë më të mira të investimit, tha Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank, Oliver Ëhittle.
Raiffeisen Bank vendosi të ofrojë të tilla interesa për depozitat tremujore duke parë preferencat e një pjese të rëndësishme të klientëve të saj. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë interesa konkurrues edhe më pas, ka shpjeguar Z. Ëhittle. Të gjithë klientët që do të hapin një depozitë deri në datën 2 Shkurt 2009, do të perfitojnë këto norma interesi mjaft konkurruese. Normat e interesit që do të aplikohen arrijnë ne 5.6% për Depozitat me Afat ne Euro dhe deri në 8.3% për Depozitat me Afat ne Lek me afat maturimi 3 muaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›