E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, plagos ish-dhëndrin pas divorcit

• FIER - Një divorc bashkëshortor për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 40-vjeçari. Vladimir Zyka është plagosur rëndë mëngjesin e djeshëm nga ish-kunati në një nga lokalet e fshatit Levan të rrethit Fier.Sipas policisë, autori i plagosjes është Bledar Aliaj, 40 vjeç, nga Vlora. Ngjarja ka ndodhur në rrethanat e një debati të ashpër në lidhje me çështjen e pronësisë pas divorcit mes motrës së Aliajt dhe Zykës. Pasi janë konfrontuar me grushte mes tyre në ambientet e jashtme të lokalit, Aliaj ka qëlluar me thikë ish-kunatin e tij. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon intensivisht për prangosjen e tij. Një tjetër plagosje ndodhi mes dy adoleshentësh në mesditë, kur pas një grindjeje në disko një 16-vjeçar plagosi moshatarin e tij.                                       m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›