Në pranga dy, vodhën kasafortën me para
• DURRES - Vëlla e motër kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pas tentativës së përbashkët për të vjedhur 900 mijë lekë.Burime policore saktësuan se Isuf Vejkollari, 49 vjeç dhe e motra e tij Manushaqe Mezha, që të dy banues në Shkozet të Durrësit, janë arrestuar në mesnatë nga agjentët e antikrimit. Sipas policisë, vetëm 15 orë përpara arrestimit këta dy shtetas kanë kryer një vjedhje spektakolare, ku bashkë me shumën e parave kanë marrë me vete edhe kasafortën e rëndë. Mezha ka shkuar te fqinja që jetonte e vetmuar gjoja për të pirë kafen e pasdites së bashku, duke e lënë hapur derën e saj për t’u futur në fshehtësi i vëllai. Ky i fundit, nuk ka mundur të hapë kasafortën, duke e vjedhur të tërën. Policia e njoftuar për ngjarjen ka ushtruar kontrolle, duke gjetur kasafortën me paratë në banjën e shtëpisë së fqinjës. o.u