E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve, projektbuxheti kalon vetëm me votat e maxhorancës

Projektbuxheti për vitin e ardhshëm ka kaluar në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e maxhorancës. Me 11 vota pro dhe 9 kundër, projektbuxheti 2012 është miratuar në Komisionin e Ligjeve, i shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Pavarësisht se është cilësuar nga maxhoranca si buxheti më i madh, PS e ka kritikuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm si një buxhet i pastudiuar mirë, që nuk merr në konsideratë krizën ekonomike dhe nuk parandalon rritjen e borxhit publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›