E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Shqipëria ka ecur shumë në 20 vite por e ka nisur garën me vonesë

Aleksandër Arvizu

Në javën ndërkombëtare të edukimit, Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe rektori i universitetit të Tiranës Dhori Kule ishin të pranishëm në shpërndarjen e certifikatave të njohjes së gjuhës angleze në Liceun Artistik Jordan Misja.

Arvizu duke folur për arritjet e Shqipërisë në 20 vitet e fundit tha se vendi ka ecur shumë por penalizmi vjen nga që rruga e zhvillimit ka nisur shumë vonë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Nuk ka vend që ka lëvizur gjatë këtyre viteve të fundit dhe që ka shumë më larg se sa Shqipëria. Në fakt sa herë e bej këtë ia atribuoj shumë faktorëve përkushtimit, inteligjencies që kanë shqiptarët por gjithashtu edhe frymës tuaj luftarake për tia dalë mbanë. Por dua të tregohen i sinqertë, Shqipëria ka nisur shumë prapa në krahasim me vendet tjera të rajonit, tha ambasadori i SHBA-së.

Për këtë tha duhen bërë përpjekje maksimale në mënyrë që të konkurrohet me vendet e rajonit. Një kohë kur në Shqipëri gjuhët e huaja më popullore janë italishtja dhe anglishtja, Arvizu tha se në SHBA janë gjuha kineze dhe ajo arabe.

Në SHBA dy gjuhët më të rëndësishme botërore janë ato kineze dhe arabike. Nuk po flasim për numrat por janë gjuhët që fliten dhe mësohen më shumë.

Këtë po bëjnë nxënësit më të dalluar. Pse po ndodh kjo? Duhet ta pranojmë që ekonomia e Kinës është zhvilluar dhe pas disa vitesh do të dalë në krye. Ndërsa për gjuhën arabe, ne duhet të kuptojmë më shumë për atë që ata mbartin në vetvete, u shpreh ai.

Në fund mesazhi i Arvizusë për të rinj ishte: Mos shikoni se çfarë iu thotë bota. Mos pranoni kur iu thonë se gjërat nuk kanë për të ndryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›