Fier, plagoset me armë zjarri një person

Një person është plagosur me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë në qafën e Koshovicës ku shtetasi Rikardo Bare është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Fierit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së Bares por policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.