E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bicoku Plani urbanistik ne versionin Rama binte ndesh me kushtetuten e vendit

“Plani i pergjithshem urbanistik i Tiranes, përgatitur nga administrata Rama dhe i kaluar për hir të kompromisit politik në KRRT-në e Tiranës, që në atë kohë u rekomandua nga zyrtarët e qeverisë që të zgjidhte disa problematika kyce, përndryshe ai nuk do të mund të shihte dritën e miratimit në KRRTRSH”, ky është mendimi i Marin Bicokut, ish-zyrtar i Ministrisë së Transporteve, ish- anëtar i KRRT- së së Tiranës, i cili thotë se “ plani i përgjitshëm në versionin Rama binte ndesh me kushtetutën e vendit, pasi nuk zgjidhte të drejtën e pronës, celës për thithjen e investimeve”.

“Plani duhet të koordinojë interesin publik me pronarët dhe investitorët, duke ruajtur dhe atë trashëgimi kultorore që ka mbetur”, thekson Bicoku, ndërsa shton se “gjithcka duhet të vijë një përshtatjes së parë me terminologjinë ligjore që nuk e kishte projekt-plani i Edi Ramës i cili nuk përshtatej as me ligjin e vjetër dhe as me atë të ri urbanistik”.

“Së treti, kryeqyteti nuk mund të konsiderohet i shkëputur nga fqinjët përreth, sic ndodhte me projektin e Ramës’, kjo sipas Bicokut duhet të jetë një tjetër element që duhet të rishihet në projekt-planin e përgjithshëm të Tiranës, e cila sipas tij nuk mund të zhvillohet pa një bashkëpunim të ngushtë me njësitë vendore në kufijtë e saj, sa c’është e vërtetë dhe situata e anasjellteë për komunat”.

Plani i përgjithshem urbanistik i Tiranës, i munguar prej 11 vitesh dhe i premtuar nga Kryebashkiaku Basha për të përfunduar brenda një viti, konsiderohet nga ekspertet e territorit si problemi kryesor i kaosit urban dhe trafikut në kryeqytet. Gjithcka ka ardhur, sipas tyre për shkak të filozofisë se zhvillimit pjesor, sic është dhe plani i qendrës, apo aktualisht ai sheshit Skënderbej, i cili është një tjetër plan që po rishikohet nga grupi i punës në bashki. Sic ka deklaruar kryebashkiaku Basha, qendra e ndërtuar në këtë mënyrë nuk do të zgjidhte cështjet e përditshme të qytetarëve dhe vizitorëve të Tiranës, parkingun dhe trafikun që sa vjen e rëndohet, probleme që në të vërtetë shkaktojnë jo vetëm stres, por mbi të gjitha shtrenjtojnë koston e tyre të jetesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›