E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdoruesit e drogës, 30% e tyre me Hepatit C

TIRANE - Përdorimi i drogës në vendin tonë po kthehet në një problem shumë serioz. Sipas të dhënave të repartit të toksikologjisë pranë Spitalit Ushtarak, vihet re se ka një rritje 3 deri në katër herë më tepër.

Kjo pasi shefi i pavionit të toksikologjisë, Zihni Sulaj sqaron se në vitin 2010 kishte 400 raste të reja që kanë kërkuar ndihmë në lidhje me drogën për herë të parë, ndërsa gjatë një viti, janë rreth 2400 persona që i drejtohen këtij reparti.

Ndërkohë që edhe numri i personave që e marrin drogën me injektim, sipas të dhënave të shoqatës "STOP AIDS" po vjen në rritje, - sipas kësaj shoqate,është më shumë se 7 mijë persona. Një tjetër problem që ngre Arian Boci, përfaqësues i kësaj shoqate, është edhe rritja e shkallës së Hepatitit C në këtë kategori, ku sipas tij janë me Hepatit C rreth 30% e përdoruesve të drogës.

E njëjta gjë konfirmohet edhe nga të dhënat e repartit të toksikologjisë, të cilët tregojnë se rreth 33% e personave që paraqiten në këtë repart vuajnë nga Hepatiti C. Sipas Bocit, pozitive për këtë kategori është fakti se në këtë kategori nuk ka persona me HIV pozitiv. 
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›