E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier policia ndalon babe e bir per kultivim te bimeve narkotike

Strukturat e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë së Fierit ndaluan sot në mesditë 56-vjeçarin Skënder Gorani dhe djalin e tij 21 vjeçar, Fisnik Gorani, banues në fshatin Hoxharë e Re, 12 km. në perëndim të qytetit të Fierit.

Sipas burimeve policore, ndalimi i 2 personave të familjes Gorani u bë nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike në bashkëpunim.

Sipas informacioneve, policia kishte siguruar informacione në rrugë operative rreth aktivitetit të tyre, duke sqaruar se "gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre dhe në një kasolle pranë banesës u gjetën 12 rrënjë bimë canabis sativa, me gjatësi rreth 2 m".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›